Sot varrosen tre të rinjtë nga Kosova që vdiqën në aksident në Luksemburg

 

 

Edonik Kastrati, dhe vëllezërit Uk e Ujkan Bajraktaraj, tre të rinjtë që mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Luksemburg më 1 shtator të këtij viti, do të varrosen sot.

Uk dhe Ujkan Bajraktar, sipas njoftimit të familjarëve, do të varrosen në varrezat e fshatit Isniq nga ora 15:00, derisa Edonik Kastrati do të varroset në ora 17:00 në fshatin Dobërdol.

Vetura në të cilin ishin tre të rinjtë, ishte e babait të njërit prej tyre dhe dyshohet se e njëjta ka qenë me shpejtësi, ndonëse ende nuk ka raport përfundimtar nga policia atje.

Ndërkaq aksidentin tragjik e kishin parë nga afër Emmanuel, 79 vjeçar dhe Marie 70. Me furgonin e tyre të parkuar në një parking të vogël pranë vendit të ngjarjes, çifti francez në pension nga Bethune, u kthye në N15, në vendin ku panë aksidentin që la pesë persona të vdekur.

Sipas dëshmisë së tyre të dhënë për “L’essentiel”, në vendngjarje kishte vetëm disa copa xhami dhe plastike të thyer, asfalt i djegur dhe bar që ende dëshmonin për tragjedinë e ditës së mëparshme.

“Ishte e tmerrshme, vërtet e tmerrshme, nuk kishte asgjë që mund të bënim”, tha Marie për “L’essentiel”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…