Rusia sfidon kufijtë, Gjermania paralajmëron mbi shkeljen ajrore në Detin Baltik!

 

 

Forcat ajrore gjermane të dielën në mëngjes dërguan dy aeroplanë ushtarakë për të ndjekur avionin ushtarak rus IL-20m që kishte hyrë në hapësirën ajrore neutrale mbi Detin Baltik.

“Edhe një herë, forca jonë e alarmit të reagimit të shpejtë, e përbërë nga dy Eurofighter, u ngarkua nga NATO me detyrën për të hetuar një avion të paidentifikuar pa plan fluturimi ose kontakt radio në hapësirën ajrore ndërkombëtare”, thanë forcat ajrore gjermane në një deklaratë, raporton Reuters.

“Ishte një avion rus IL-20M. Pas identifikimit vizual, ne ia dorëzuam detyrat e shoqërimit të avionit partnerëve tanë suedezë të NATO-s dhe u kthyem në Rostock-Laage”, vijon njoftimi, përcjell KFVA.

Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të martën për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore estoneze nga Rusia, thanë të dielën dy zyrtarë të njohur me çështjen për mediumin ndërkombëtar.

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kishin hyrë në hapësirën ajrore estoneze pa leje të premten dhe qëndruan për gjithsej 12 minuta para se të detyroheshin të tërhiqeshin.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…