Rrëzohet hallka e pestë e rrjetit të drogës në Dumnicë të Podujevës, ky është i arrestuari i pestë…

 

 

Një operacion i madh policor është zhvilluar në Dumnicë të Podujevës, ku është zbuluar dhe asgjësuar një parcelë e tërë e mbjellë me bimë narkotike.

Gazeta raporton me burime se në fshatin Dumnicë e Poshtme, rruga “Bajram Metolli”, në pronën e të dyshuarve Mehdi dhe Dardan Behrami, Policia ka zbuluar një sipërfaqe rreth 1 hektar të mbjellë me misër dhe kanabis.

Pas dy ditësh veprime në terren, më 21 shtator 2025, hetuesit kanë përfunduar ekzaminimin e parcelës dhe kanë bërë asgjësimin e gjithsej 3,490 bimëve narkotike.

Në vendngjarje janë arrestuar fillimisht katër persona: Mehdi Behrami, Dardan Behrami, Xhemajl XhafaKlevis Salianji, këta dy të fundit shtetas të Shqipërisë.

Ndërsa gjatë zhvillimit të operacionit është arrestuar edhe i dyshuari i pestë, Endri Haxhiaj, po ashtu shtetas i Shqipërisë.

Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda, ndërsa njësitë policore kanë bastisur edhe pronat e të dyshuarve.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…