Rreziqet nga kafeja, ekspertët: Mund të keni pasoja serioze nëse nuk bëni kujdes

 

 

Një kafe në mëngjes është shndërruar në një ritual për miliona njerëz, duke i dhënë energji dhe humor për të nisur ditën. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se mënyra se si konsumohet kafeja mund të kthehet në armik të shëndetit, duke ndikuar në gjumë, tretje, përthithjen e vitaminave dhe madje edhe në sistemin kardiovaskular.

Dietologia Katie Sanders nga Doctify ka shpjeguar për “Telegraph” se kafeja ka efekte të forta mbi zorrët dhe shëndetin e përgjithshëm, ndërsa studimet tregojnë se gabimet në konsumim mund të shkaktojnë pasoja serioze afatgjata, shkruan KFVA.

Rritja e kortizolit – Kafeina stimulon sistemin nervor, duke rritur kortizolin dhe adrenalinën, çka imiton një gjendje stresi. Ekspertët sugjerojnë të shmanget pirja mes orës 07:00 dhe 08:00 të mëngjesit, kur kortizoli është në kulmin natyral.

Prishja e gjumit – Më shumë se një filxhan në ditë ose konsumimi deri në katër orë para gjumit mund të dëmtojë gjumin e thellë. Sasia mbi 400 mg kafeinë në 12 orë lidhet me pagjumësi serioze.

Rritja e kolesterolit – Llojet e kafesë pa filtruese, si ekspresi, rrisin kolesterolin “e keq” LDL, veçanërisht te personat me rrezik për sëmundje kardiake.

Bllokimi i përthithjes së vitaminave – Një filxhan pas vakteve të pasura me hekur ul përthithjen e tij deri në 40%. Specialistët këshillojnë të konsumohet një orë para ose pas ushqimeve të tilla.

Probleme me tretjen – Kafeina stimulon hormonet e tretjes dhe nxit lëvizjet e zorrëve. Pirja në stomak bosh ose me aciditet të lartë mund të përkeqësojë gjendjen, ndaj rekomandohet përdorimi në sasi të vogla.

Ndërveprim me ilaçet – Kafeja mund të reduktojë efektin e disa barnave si antikoagulantët apo levotiroksina për tiroiden. Duhet respektuar një interval prej të paktën një ore.

Mikroplastika në kafenë “take away” – Filxhanët plastikë lëshojnë grimca të dëmshme që grumbullohen në trup. Studiuesit sugjerojnë përdorimin e enëve të ripërdorshme.

Kafeja mbetet një pije me vlera, por vetëm kur konsumohet me kujdes dhe në mënyrën e duhur, për të shmangur pasoja të rënda në shëndet.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…