‘Roja Lindore’: Avionë luftarakë britanikë mbrojnë qiellin polak pas ndërhyrjes së dronëve rusë

 

 

Rusia ka lëshuar  mbi Poloni dronët të cilët po i përdorte për të sulmuar Ukrainen. Një gjest i tillë nxiti reagime të shumta, ku me këtë rast Polonia aktivizoi nenin 4 të NATO’s, shkruan Gazeta KFVA.


Gjatë javës së kaluar pas një sulmi me dronë rusë që ranë në territorin polak gjatë natës, Polonia është vënë në alarm dhe menjëherë ka mbledhur urgjentisht këshillin e sigurisë për të diskutuar hapat tutje.

Ndërkaq tani Avionët luftarakë britanikë i janë dal në mbrojtje qiellit polak.

Dy avionë luftarakë britanikë kanë kryer misionin e tyre të parë mbrojtës mbi Poloni pas një ndërhyrjeje të dronëve rusë në qiellin e vendit.

Fluturimi ishte pjesë e operacionit të NATO-s “Roja Lindore”, i nisur për të forcuar krahun lindor të Evropës.

Jo vetëm kaq. Një dron rus u kap duke fluturuar mbi Rumani disa ditë më vonë, ndërsa tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje për 12 minuta të premten.

Të tre ndërhyrjet në hapësirën ajrore të NATO-s nxitën shqetësime në lidhje me zgjerimin e mundshëm të luftës trevjeçare të Rusisë në Ukrainë dhe janë parë si një përpjekje nga Moska për të testuar përgjigjen e aleancës ushtarake.

Incidenti mbi Poloninë e shtyu kryeministrin e saj, Donald Tusk, të paralajmëronte se vendi i tij ishte më afër “konfliktit të hapur” që kishte qenë që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do t’i ofronte Varshavës mbulim shtesë ajror./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…