by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Debati i kandidatëve për kryetar të Komunës së Drenasit është konsideruar një provë e vështirë për secilin pretendent, megjithëse formati dhe dinamika nuk i shkonin në favor Ramiz Lladrovcit. Megjithatë, ai hyri në debat si favorit dhe doli prej tij edhe më i fuqizuar.
Sipas analizës së Astrit Gashi, e vetmja befasi e mbrëmjes ishte kandidatja e Vetëvendosjes, Egzona Terdefci, e cila arriti të shfaqet si një zë i ri, por ende pa përvojën e nevojshme për të rivalizuar seriozisht me një profil si ai i Lladrovcit. Kandidatët e tjerë, sipas Gashit, ranë në kurthin më të madh strategjik duke e sulmuar me akuza për keqqeverisje, gjë që rezultoi e pasuksesshme, pasi në raportet e deritanishme Drenasi është përmendur si një ndër komunat më të suksesshme në Kosovë.
Një tjetër gabim i theksuar në debat ishte përplasja për legjitimitet brenda PDK-së. Sipas Gashit, kjo garë është artificiale, pasi kryesitë lokale të partisë në Drenas nuk janë zgjedhur asnjëherë nga qytetarët, por gjithmonë nga qendra në Prishtinë.
Në anën tjetër, Gashi thekson se fakti i moskandidimit të Lladrovcit në të kaluarën lidhej me guximin e tij për të rikthyer në pronësi të komunës disa prona të funksionarëve të PDK-së, gjë që e vendos atë në pozitën e një lideri që nuk e kursen askënd kur bëhet fjalë për interesin publik.
“Bilanci i debatit është i qartë: Ramiz Lladrovci doli fitues jo vetëm sepse përballoi sulmet, por sepse i ktheu ato në argument në favor të tij. Ai u tregua i qetë, i sigurt dhe me një bilanc qeverisjeje që flet vetë. Të tjerët e sfiduan me fjalë, por ai u përgjigj me fakte,” shkruan Astrit Gashi.
Sipas kësaj analize, mesazhi për votuesit e Drenasit është i qartë: gara nuk është kush flet më shumë, por kush ka dëshmi konkrete të punës. Dhe në këtë pikë, Ramiz Lladrovci është shpallur fituesi i padiskutueshëm i debatit.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë kryesisht në zonën lindore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej
Gazetarja sportive e njohur, Albana Bejko, ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, duke treguar se ka qenë viktimë e përndjekjes nga një mjek nga Kosova, i identifikuar si Behar Kamberi. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Bejko rrëfeu se përndjekja
E afërmja e gjyqtarit të ndjerë Kalaja, Lira Parruca ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Parruca shkruan se gjyqtari Kalaja u nda nga të afërmit e saj në mënyrë të padrejtë. Ajo e përshkroi të afërmin
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të Lipjanit. Edukatorja, Behare Gashi është arrestuar ditën e sotme. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. ”Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe