Portugalia njeh zyrtarisht shtetin palestinez, disa orë pas Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Kanadasë

 

 

Portugalia njohu zyrtarisht shtetin palestinez të dielën, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme i vendit, Paulo Rangel, në Nju Jork.

Rangel deklaroi se një zgjidhje me dy shtete është “e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, raportuan mediat lokale, duke shtuar se qeveria riafirmon “të drejtën e Izraelit për të ekzistuar” dhe “nevojat e tij efektive të sigurisë”, si dhe “dënon edhe një herë sulmet e tmerrshme terroriste të 7 tetorit” të kryera nga Hamasi.


Ky veprim vjen disa orë pasi vendet e Komonuelthit, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, e bënë këtë në mënyrë të ngjashme përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të hapet të martën, transmeton KFVA.

Pritet që më shumë vende t’i bashkohen listës që njeh një shtet palestinez në samitin e OKB-së këtë javë, përfshirë Francën, e cila, ashtu si Mbretëria e Bashkuar, është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Autoritetet izraelite e dënuan njohjen, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që pretendon se destabilizon rajonin dhe forcon grupin militant. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…