Po udhëtonte me motor, 16-vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti

 

 

Një aksident i rëndë ka marrë jetën e 16-vjeçarit Manuel Leti, student i informatikës dhe i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, pasditen e djeshme në rrugën “4 Nëntori” të Artognes, në provincën e Brescia-s.

Manueli, i cili po udhëtonte me motorin e tij KTM Duke 125, u përplas me një Audi që drejtohej nga një 44-vjeçar në kryqëzimin me rrugën “Caduti della Resistenza”, rreth orës 14:30.

Pavarësisht përplasjes së lehtë me makinën, motori humbi stabilitetin dhe përfundoi duke goditur një shtyllë ndriçimi.

Goditja e fortë e rrëzoi Manuelin në tokë dhe, përkundër kaskës së sigurisë, plagët e shkaktuara në gjoks dhe bark ishin të rënda dhe fatale. Një mik i tij, që po udhëtonte me një motor tjetër, ishte dëshmitar i ngjarjes, por nuk mundi të ndërhynte.

Menjëherë pas aksidentit, ambulanca dhe helikopteri i emergjencës mbërritën në vendngjarje, por mjekët konfirmuan vdekjen e 16-vjeçarit në vend.

Kryetarja e Bashkisë së Artognes, Barbara Bonicelli, e cilësoi tragjedinë “të papranueshme” dhe bëri apel për një kujdes të shtuar në rrugë. Edhe kryetari i Pian Camuno, Giorgio Ramazzini, shprehu dhimbjen për humbjen e një familjeje të respektuar: “Është e vështirë të gjesh fjalë për një dhimbje të tillë”. /KFVA

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…