by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Këtë sezon pritet të qarkullojë virusi i gripit A dhe B në vendin tonë, të paktën këto janë duke qarkulluar në Australi, të cilës i referohen ekspertët në Europë dhe jo vetëm për të marrë masat.
Situata epidemiologjike ka nisur të vështirësohet pasi qarkullojnë viroza dhe COVID paralelisht. Pas pak ditësh nis fushata e vaksinimit ndaj gripit në vendin tonë, ku për këtë sezon janë siguruar 280 mijë doza.
“Vaksina është 4-valente, të mbron ndaj gripit A dhe B”, shprehet Rovena Daja, ISHP.
Vaksinimi do të nisë me grupet e riskuara, siç janë mjekët, mësuesit e më pas personat me sëmundje kronike.
“Vaksinimi nis në datë 22 shtator. Përveç grupeve të riskuara, ne nuk kthejmë askënd që do ta aplikojë. Në vitet e mëparshme kemi parë që ka persona që sëmuren shpesh gjatë vitit dhe vijnë e bëjnë vaksinën”, shton Daja.
Ndryshe nga vaksina e COVID-it për të cilën pothuajse nuk ka më interes nga qytetarët, vaksina ndaj gripit vitet e kaluara është e kërkuar dhe ka interes të shtuar.
Një situatë e paprecedentë po ndodh mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas Gjeneral-Lejtnantit të Ushtrisë gjermane Christian Freuding, kontakti i tij me homologët amerikanë në Pentagon është ndërprerë. Këtë fkat Freuding e ka bërë të ditur për revistën amerikane “The Atlantic”. Ai thekson se në të kaluarën ai kishte qenë në gjendje
Në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan po mbahet një seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Gjatë diskutimit aty u përmend edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u përshkrua nga të pranishmit si person “pengues” (obstruksionist), që qëllimshëm bllokon proceset. Kryesuesi Keith Self, duke iu drejtuar
Në seancën e mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i pandehuri B.B., ka pranuar fajësinë për vjedhje të çokollatave në vlerë 38 euro. “E pranoj fajësinë për veprën penale”, deklaroi i akuzuari B.B. Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Paulin Pashku, raporton KFVA. Prokurori
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën gjatë mbledhjes së kabinetit se së shpejti do të fillojë të godasë objektiva brenda Venezuelës, një përshkallëzim i ofensivës së administratës së tij kundër trafikantëve të dyshuar të drogës. “Do të fillojmë t’i bëjmë këto sulme edhe në tokë. Ne e dimë se ku jetojnë ata.
