Emrat | Katër Gërbeshë në pranga- pse u arrestuan të famshmit e Vushtrrisë që për vite përmenden për fajde

 

 

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor mëngjesin e sotëm në tri lokacione në Vushtrri.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se janë kontrolluar dy lokacione në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një lokacion në qytetin e Vushtrrisë.

Gazeta përmes burimeve merr vesh se aksioni është zhvilluar tek familja Gërbeshi në Vushtrri të cilët janë të dyshuar për Fajde.

Sinjali ka sjell emrat e tyre: 1. Avdullah Gerbeshi rreth 62-vjeçar, 2. Rrahman Gerbeshi rreth 44-vjeçar 3. Emin Gerbeshi rreth 40-vjeçar, 4. Kadri Gerbeshi rreth 51-vjeçar.

Sipas Prokurorisë, të njëjtit dyshohen për veprat penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Detyrim, Kanosje, Lëndim i rëndë trupor.

Gazeta Insajderi muaj më parë kishte intervistaru një viktimë të familjes Gërbeshi nga Vushtrria. Liridon Osmani ishte rrahur brutalisht nga grupi i Gërbeshëve pasi një konflikti që ndërlidhet me fajde. Konkretisht problem me disa prona.

Sipas Osmanit, dy persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta, në momentin kur ai po e shoqëronte të bijën në shkollë.

Profil | Kush janë Gërbeshët e Vushtrrisë që e terrorizuan regjionin me fajde

Gazeta kishte publikuar një shkrim për familjen Gërbeshi- të cilët njihen si fajdexhi me shumë probleme me shtetin.

InDoks përmes një dokumentari te realizuar në vitin 2019 kishte shpalosur historinë mafioze të familjes Gërbeshi, që e terrorizuan regjionin e Mitrovicës me fajde.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…