Charlie Kirk-ut i jepet lamtumira e fundit në… stadium, 200 mijë të pranishëm, mes tyre edhe Trump e Musk

 

 

Shtetet e Bashkuara u ndalën për t’i dhënë lamtumirën aktivistit konservator Charlie Kirk, i vrarë më 10 shtator gjatë një aktiviteti në Utah. Ceremonia u mbajt në State Farm Stadium të Glendale, Arizona, ku morën pjesë mbi 200 mijë persona, duke e kthyer ngjarjen në një nga funeralet më të mëdha politike në historinë amerikane.

Funerali nisi me tingujt e “Amazing Grace”, ndërsa stadiumi ishte mbushur me qytetarë të veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. Të pranishëm ishin figura të larta të administratës, përfshirë presidentin Donald Trump, zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio, ministrin e Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. dhe shumë të tjerë. Në sallë u shfaqën gjithashtu Elon Musk dhe Steve Bannon, ky i fundit duke transmetuar live nga stadiumi.

Trump, i cili foli para turmës, e përshkroi Kirk-un si “një burrë të madh, të respektuar nga të rinjtë” dhe i dërgoi ngushëllimet familjes së tij. Ndërkohë, këshilltari Stephen Miller tha se “armiqtë e kombit nuk do të ndalin kurrë kauzën për të cilën luftoi Kirk”.

Megjithatë, ceremonia nuk kaloi pa polemika. Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, kritikoi republikanët, duke i akuzuar se “po përdorin një krim të tmerrshëm për të sulmuar kundërshtarët politikë”. (KFVA

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…