As Kurti as Osmani s’e uruan Ramën, Rashiti: Prishtina e Tirana me marrëdhënie të ftohura

 

 

Politikani kosovar në Zvicer, Korab Rashiti, në një reagim në Facebook shkroi për “marrëdhënie të ftohura” mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare.


Kjo pas mosurimit të Edi Ramës nga udhëheqësit shtetëror të Kosovës – përkatësisht Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe deputeti Albin Kurti nuk e kanë uruar publikisht Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për rizgjedhjen e tij dhe fillimin e mandatit të katërt. Udhëheqësit e Kosovës zakonisht i urojnë homologët e zgjedhur jashtë vendit. Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës janë ftohur vitet e fundit, pavarësisht premtimeve për bashkëpunim më të ngushtë.”, tha Rashiti.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…