by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dje ka njoftuar se ka pranuar një vendim zyrtar nga KFOR përmes të cilit zona operacionale e KEK-ut është shpallur Zonë e Ndaluar për Fluturime (“No Flight Zone”), me theks të veçantë në sistemet ajrore pa pilot (dronë).
Ky vendim ka hyrë në fuqi më datë 01.09.2025, tha KEK, i cili shtoi se asetet e KEK-ut kategorizohen si pjesë e infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës.
Këtë postim të KEK e ka shpërndarë sot vetë KFOR.
Kjo infrastrukturë përfaqëson themelin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, duke e bërë atë një produkt thelbësor dhe të pazëvendësueshëm për jetën e përditshme dhe zhvillimin kombëtar. Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj infrastrukture, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë i kanë kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së saj. Në këtë drejtim, KEK ka pranuar sot vendimin zyrtar të KFOR-it, me Ref. Nr. BKPR:0736/25, përmes të cilit zona operacionale e KEK-ut është shpallur Zonë e Ndaluar për Fluturime (“No Flight Zone”), me theks të veçantë në sistemet ajrore pa pilot (dronë). Ky vendim ka hyrë në fuqi më datë 01.09.2025”.
KEK tha se ky hap përfaqëson një dëshmi të qartë të angazhimit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të mbështetur sistemin e sigurisë së infrastrukturës energjetike të Kosovës, si një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes.
“KEK sh.a. shpreh mirënjohjen e thellë për rolin e KFOR-it në kontributin ndaj sigurisë së objekteve të saj. Gjithashtu, KEK sh.a. falënderon të gjitha institucionet që kontribuojnë në mbrojtjen dhe sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe u bën thirrje qytetarëve të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e saj dhe të respektojnë plotësisht të gjitha masat ligjore dhe të sigurisë në këtë drejtim”.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë kryesisht në zonën lindore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej
Gazetarja sportive e njohur, Albana Bejko, ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, duke treguar se ka qenë viktimë e përndjekjes nga një mjek nga Kosova, i identifikuar si Behar Kamberi. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Bejko rrëfeu se përndjekja
E afërmja e gjyqtarit të ndjerë Kalaja, Lira Parruca ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Parruca shkruan se gjyqtari Kalaja u nda nga të afërmit e saj në mënyrë të padrejtë. Ajo e përshkroi të afërmin
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të Lipjanit. Edukatorja, Behare Gashi është arrestuar ditën e sotme. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. ”Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe