Zelensky konfirmon takimin me Trump në Nju Jork javën e ardhshme

 

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme në Nju Jork. Zelensky e bëri deklaratën për gazetarët, duke shtuar se donte të diskutonte me Trump garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe sanksionet kundër Rusisë.

“Ne kemi hedhur themelet për garancitë e sigurisë, të cilat Evropa është gati t’i ndjekë, duke marrë parasysh praninë e Shteteve të Bashkuara. Kemi pasur shumë diskutime, ka pasur dialog në nivele të ndryshme, përfshirë midis krerëve të ushtrive tona dhe shtabeve të përgjithshme, me evropianët dhe amerikanët. Kryeministri britanik (Keir Starmer ) u takua me Presidentin e SHBA-së dhe u ra dakord që të diskutojmë çështjet përkatëse në takimin tonë dypalësh në Nju Jork”, tha Zelensky.

Trump dhe Zelensky u takuan për herë të fundit në Uashington më 18 gusht, në prani të liderëve europianë. Pas atyre negociatave, presidenti amerikan tha se faza tjetër e përpjekjes diplomatike të nisur nga Shtëpia e Bardhë duhet të jenë bisedimet e drejtpërdrejta mes Zelensky-t dhe Putinit, qoftë në format bilateral apo në prani të vetë Trump-it.

Por Kremlini nuk ka treguar gatishmëri për të takuar presidentin e Ukrainës, duke e ftuar Zelensky-n në Moskë dhe duke refuzuar vendet e tjera. Kievi e refuzoi propozimin për bisedime në Moskë, ndërsa Putin më pas deklaroi se një marrëveshje për territoret e pushtuara të Ukrainës ishte “e pamundur”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…