Trump për mbylljen e mediave: Kur 97 për qind e historive për një person janë të këqija, nuk është më liri e fjalës

 

 

Donald Trump ka deklaruar se gazetarët po shkelin ligjin me raportimet negative që po shkruajnë për administratën amerikane.

“Marrin një histori të shkëlqyer dhe e bëjnë të keqe. Shihni, mendoj se kjo është me të vërtetë e paligjshme”, tha presidenti amerikan para gazetarëve në Zyrën Ovale.

Ai nuk përmendi ndonjë ligj konkret që mendon se është shkelur, “kur 97 për qind e historive për një person janë negative, kjo nuk është më liri e fjalës”.

Deklarata e fundit e liderit amerikan erdhi pas komenteve të mëparshme ku ai tha se disa rrjete televizive duhet të “humbasin” licencat e tyre.

 

Trump dhe Brendan Carr, kryetar i Komisionit Federal për Komunikim, e kanë rritur presionin ndaj transmetuesve që kur ABC pezulloi komedianin, Jimmy Kimmel për komentet në lidhje me vrasjen e konservatorit Charlie Kirk.

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, kërkoi dorëheqjen e Carr-it. Edhe republikani i njohur, senatori Ted Cruz, reagoi duke e quajtur veprimin e Carr-it “të rrezikshëm”.

Trump, nga Zyra Ovale, doli në mbrojtje të Carrit, duke e quajtur atë “të jashtëzakonshëm” dhe “një amerikan i madh”.

“Mendoj se Carr është një person i guximshëm. Nuk i pëlqen të shohë që hapësira mediatike përdoret në mënyrë të paligjshme dhe të gabuar”, shtoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…