Categories: Kosovë, Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme, Shëndetësi

by kfvanews

Share

 

 

Shumica nga këta qytetarë që vijnë për terapi në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Kryesore Spitalore  të vendit të njëjtën nuk po arrijnë që ta marrin, ani se disa nga to janë në listën e atyre esenciale.


Bile një pacient në kushte anonimineti që iu drejtua Klan Kosovës po pretendon se në këtë institucion, as kimioterapia nuk po kryhet tash e disa javë.

Drejtuesit e institucionit nuk kane pranuar të flasin për këtë çështje më arsyetimin se për çdo gjë duhet ti drejtohemi veç QKUK-së. Ndërkohë, zyrtarët e kësaj të fundit, nuk i kanë kthyer përgjigje Klanit gjatë javës.

Veçse zbrazëtinë e dollapëve të Onkologjisë po e konfirojnë vetë ata që janë të shtrirë në këtë klinikë.

Ciklin e kurimit dikush e filloi duke shpenzuar nga kuleta personale.

Për shkak të kësaj gjendjeje, një tjetër pacient nuk arriti ta kompletojë trajtimin.

Në një zotim publik të bërë në nëntor të vitit të kaluar, kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte premtuar se sivjet niveli i furnizimit me barna esenciale në Klinikën e Onkologjisë do të jetë 100%./

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina