Rama jep lajmin surprizë: Shumë shpejt “Diella” do të ketë fëmijë!

 

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të shtohen ministrat virtual, duke i cilësuar si fëmijët e “Diellës”, përcjell Gazeta KFVA. 


Rama, gjatë kohë që po prezantonte ministrin e drejtësisë nënvizoi se po mendohet për ndërmjetësimin me inteligjencë artificial edhe të çështjeve civile, ku sipas tij do të lehtësonte shumë punë për qytetarët., raporton Vizion Plus.

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me inteligjencë artificiale të çështjeve civile. Është plotësisht e mundur që njerëzit të mos harxhojnë lekë, të mos harxhojnë kohë, të mos harxhojnë energji dhe të mos lënë mendjen e kokës nëpër procese të pafundme. Kur fare mirë mund të kalojnë në proceset e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do të ketë së shpejti. Dhe shumë gjëra të tjera që duhet t’i shohim dhe duhet t’i bëjmë. Teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë bekim i vendeve në zhvillim”, tha Rama.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…