by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk ka dashur të komentojë mungesën e urimeve nga krerët institucionalë të Kosovës për kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Megjithatë i pyetur lidhur me këtë çështje, ka thënë se të njëjtat [urimet] nuk do të mungojnë. “Po bëhem i pari që po e uroj”, është shprehur ai pas tubimit elektoral të së shtunës në Shtime.
I pyetur pas tubimit elektoral të LVV-së në Shtime për arsyet se pse nuk është uruar kryeministri shqiptar, Edi Rama për mandatin e tij të ri ai tha se nuk është aty për komente të tilla, megjithatë e uroi atë duke thënë se ‘urimet do të vijnë për kryeministrin Rama’.
“S’jam këtu për t’i komentuar këto veprime jam këtu për të promovuar fushatën tonë në Shtime. Urimet me siguri do të vijnë për kryeministrin Rama. I pari unë po ia uroi nga Shtimja, për të tjerët mund t’i pyesni ata, shpresojmë dhe urojmë që të jetë bashkëpunim shumë i mirë mes qeverive tona, urime dhe të gjithë ministrave të kabinetit të zotit Rama”, tha Konjufca për KosovaPress.
Kujtojmë se Edi Rama mori detyrën si kryeministër i Shqipërisë në mandatin e tij të katërt “Rama 4”.
Edi Rama u betua në Presidencën e Shqipërisë si kryeministër shqiptar bashkë me kabinetin e tij qeverisës të premten e 19 shtatorit.
Donika Gërvalla uroi sot homologen e saj, Elisa Spiropali për detyrën e re.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina