Kapet duke gënjyer Halil Thaçi gjatë debatit për Obliqin, ja si doli keq në rrenë

 

Kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Obliqit është kapur duke gënjyer për një tender duke thënë se nuk është publikuar.

Thaçi tha se nuk është publike një ndër kontrata më të shtrenjta të komunës së Obiliqit.

“Nuk është publike kontrata më e madhe, kontrata për ngrohjen qendrore, le te gjen, e kom lyp nuk është në faqe të komunës… nuk është aty, jo nuk është aty… ka shumë kontrata të tjera që fshehen…”, ka thënë ai.

Pas kësaj u përgjigj Xhafer Gashi kryetari i Obliqit, duke thënë se janë publike të gjitha kontratat.

“Sinqerisht po më vjen keq që kaq të painformun, cdo tender është në faqe të e-prokurimi, hyni aty i gjeni…”, u përgjigj kryetari aktual, Xhafer Gashi.

Pas kësaj Thaçi insistoi që kontrata nuk është publike.

“Të kanë thanë që janë aty, por unë me përgjegjësi të plotë po të them se nuk janë aty”, ia ktheu Thaçi.

Pas disa minutave moderatorja ia gjeti kontratën që është publike në E-Prokurimi, Thaçi u pa vetëm duke qeshur dhe nuk pati ndonjë reagim që doli duke gënjyer.

Kjo gënjeshtër u bë gjatë debatit “ Debat Përnime” të kallxo.com dhe mund ta gjeni nga minuta e 47:00 deri më 50:30.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…