Kaos me fluturimet në Europë, aeroportet goditen nga sulme kibernetike

 

 

Vonesa të gjata dhe madje edhe anulime fluturimesh po vazhdojnë të ndodhin në aeroportet e Europës këtë të shtunë, pasi një problem teknik ndodhi më herët në mëngjes në softuerin e Collins Aerospace, i cili është përgjegjës për sistemin e automatizuar të regjistrimit dhe hipjes në bord për shumë linja ajrore, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për mijëra pasagjerë.

Sipas një deklarate nga kompania, ky është një sulm keqdashës ndaj softuerit të tyre.

“Jemi në dijeni të ndërprerjes kibernetike… Ka ndodhur në aeroporte të caktuara… Po punojmë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha RTX, kompania që zotëron Collins Aerospace.

Siç thekson RTX, “ndikimi është i kufizuar në regjistrimin online të klientëve dhe dorëzimin e bagazheve dhe mund të zbutet me operacione manuale”.

Ndër aeroportet që po përjetojnë probleme janë Heathrow  në Londër, aeroporti ndërkombëtar i Brukselit  dhe aeroporti i Brandenburgut në Berlin.

Që nga mëngjesi i sotëm, njëri aeroport pas tjetrit ka njoftuar problemin, duke theksuar se kjo do të ketë një “ndikim të madh” në funksionimin e qetë të fluturimeve, ndërsa radhë të gjata janë regjistruar tashmë në të tre aeroportet.

FlightAware, e cila ka platformën më të madhe në botë të gjurmimit të fluturimeve, kishte regjistruar mbi 140 vonesa në hyrje dhe dalje nga Aeroporti i Heathrow deri në orën 11:30 të mëngjesit sipas kohës së Londrës, mbi 100 në Bruksel dhe 62 në Berlin.

Agjencia evropiane e sigurisë së aviacionit, Eurocontrol, njoftoi se linjave ajrore iu kërkua të anulonin gjysmën e fluturimeve të tyre të planifikuara për në dhe nga aeroporti i Brukselit midis orës 04:00 të shtunën dhe 02:00 të së dielës. Sakaq aeroportet po i këshillojnë udhëtarët të kontaktojnë linjat ajrore për të shmangur çdo ndërprerje.

Ky sulm kibernetik vjen vetëm disa ditë pas shkeljeve të hapësirës ajrore në Evropën Lindore nga avionët dhe dronët rusë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…