by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 2 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë fushatës zgjedhore, pas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Në arsyetimin e dënimit, PZAP-ja tha se ka gjetur se më 16 shtator, kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka realizuar fotografi në hapësirat e brendshme të Muzeut të Qytetit të Mitrovicës në kundërshtim me dispozitat ligjore zgjedhore, duke shfrytëzuar burimet dhe institucionet publike shtetërore për qëllime elektorale.
“Paneli pasi që shqyrtoi pretendimet ankimore dhe përgjigjen në ankesë, ka gjetur se postimi i fotove është ende aktiv në llogarinë në Facebook të kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e subjektit politik VV, Faton Peci, dhe ka vërtetuar se fushata është bërë në hapësirat e brendshme të Muzeut të Qytetit në Mitrovicë”.
“Nga prova materiale e bashkëngjitur në ankesë të subjektit politik PDK dhe shkresave të tjera të lëndës, paneli ka vlerësuar se nga ana e kandidatit për kryetar nga radhët e subjektit politik VV është shkelur Rregullorja Zgjedhore për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar, pasi kandidati në fjalë me qëllim të promovimit të numrit në listën me të cilën kandidon për kryetar është regjistruar në hapësirat e brendshme të Muzeut të Qytetit, për fushatë zgjedhore”.
PZAP-ja tutje tha se Lëvizja Vetëvendosje detyrohet që gjobën e shqiptuar ta paguaj në afat prej 15 ditëve.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë kryesisht në zonën lindore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej
Gazetarja sportive e njohur, Albana Bejko, ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, duke treguar se ka qenë viktimë e përndjekjes nga një mjek nga Kosova, i identifikuar si Behar Kamberi. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Bejko rrëfeu se përndjekja
E afërmja e gjyqtarit të ndjerë Kalaja, Lira Parruca ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Parruca shkruan se gjyqtari Kalaja u nda nga të afërmit e saj në mënyrë të padrejtë. Ajo e përshkroi të afërmin
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të Lipjanit. Edukatorja, Behare Gashi është arrestuar ditën e sotme. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. ”Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe