Dogana e Kosovës parandalon tri raste kontrabande në Aeroportin e Prishtinës

 

 

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë parandaluar tri raste të tentim kontrabandës, përfshirë dy me telefona dhe një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare.

Sipas komunikatës zyrtare, gjatë kontrollit të një pasagjeri që vinte nga një linjë ndërkombëtare, zyrtarët doganorë zbuluan disa telefona të fshehur në trupin e tij, të cilët dyshohet se ishin të destinuar për tregun e zi. Tek një udhëtar tjetër u gjetën gjithashtu telefona të mençur gjatë tentativës për kontrabandë.

Në të njëjtin rast, gjatë kontrollit të bagazhit, janë zbuluar 36,500 euro të padeklaruara, prej të cilave 9,000 euro janë konfiskuar, në përputhje me ligjin që rregullon qarkullimin e mjeteve monetare në kufi

Dogana ka bërë të ditur se rasti është referuar për hetime të mëtejshme në Drejtorinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës, për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe procedurat tjera.

Institucioni theksoi se mbetet i përkushtuar në parandalimin e kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve ilegale që dëmtojnë ekonominë dhe sigurinë e vendit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…