by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

SHBA-ja të premten e kaluar pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve destabilizuese të Albin Kurtit dhe qeverisë në detyrë, duke mos përjashtuar edhe masa të tjera në vazhdim. Por, sipas kreut të VV-së, marrëdhëniet s’janë prishur, shkruan Gazeta KFVA.
Edhe pse SHBA-ja përmes shefes së ambasadës, Anu Prattipati, kishte dhënë paralajmërime të shumta për veprimet e Kurtit në raport me Gjykatën Kushtetuese dhe komunitetin serb në Kosovë, asgjë nuk ndryshoi.
Por, edhe pas erdhi shuplaka diplomatike nga Washingtoni, Kurti sërish pretendon se asgjë e madhe s’ka ndodhur dhe marrëdhëniet gjoja s’janë prishur.
“Sa i përket njoftimit nga ambasada amerikane javën e kaluar, se pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Armiken, por kemi disa dallime”, tha kryeministri në detyrë, i njohur për lojërat e shumta me fjalë.
Dallimet me SHBA-në, për çudi, Kurti i kishte pasur që nga fillimi, e me dy administrata të ndryshme amerikane. Për këto pretendime, edhe ish-ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, e dha një goditje realiteti nga Amerika.
“Disa po thonë se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës ende kanë marrëdhënie të mira me SHBA-në, por kjo, thjesht, s’është e vërtetë”, u shpreh Hovenier më herët këtë javë në një intervistë për shtyp.
Përpjekjet e Kurtit për të hedhur hi syve më nuk po duket se kanë efekt. Tashmë është e qartë se SHBA-ja nuk bashkëpunon me të dhe është në gjendje edhe ta sanksionojë Kosovën për shkak të tij./KFVA/
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë kryesisht në zonën lindore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej
Gazetarja sportive e njohur, Albana Bejko, ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, duke treguar se ka qenë viktimë e përndjekjes nga një mjek nga Kosova, i identifikuar si Behar Kamberi. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Bejko rrëfeu se përndjekja
E afërmja e gjyqtarit të ndjerë Kalaja, Lira Parruca ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Parruca shkruan se gjyqtari Kalaja u nda nga të afërmit e saj në mënyrë të padrejtë. Ajo e përshkroi të afërmin
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të Lipjanit. Edukatorja, Behare Gashi është arrestuar ditën e sotme. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. ”Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe