SBAShK`u: Nëse nuk hasim në mirëkuptim për realizimin e kërkesave, s’i përjashtojmë grevat

 

 

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Vjollca Shala ka folur rreth situatës që SBAShK-u është, si pasojë e mosformimit të institucioneve të vendit.

Sipas saj, nëse kërkesat e punëtorëve të arsimit nuk realizohen, nuk përjashtohen veprimet sindikale e as grevat, transmeton KFVA.

“SBAShK-u në konsultim me kryesinë, dhe kryetarët e sindikatave të niveleve komunale, ka vendosur se meqenëse nuk kemi të krijuara institucionet përgjegjëse, e në veçanti Ministrinë e Arsimit, aty ku mund t’i adresojmë kërkesat e punëtorëve të arsimit, se derisa të krijohen këto institucione, SBAShK-u është për takime, për dialog, dhe nëse me krijimin e qeverisë së re nuk hasim në mirëkuptim për realizim të kërkesave të punëtorëve të arsimit, nga çerdhet deri në universitet, natyrisht që nuk përjashtohen as veprimet sindikale, e as grevat”, u shpreh Shala në emisionin “Fol me Arin”.

Ndër të tjera, Shala thotë se uron që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt, për arsye që të nis dialogu mes sindikatave me ministrinë përgjegjëse.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…