Rohde përfundon mandatin si ambasador: Kosovën do ta mbaj gjithmonë pranë zemrës

 

 

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, do të përfundojë mandatin e tij si ambasador në Kosovë javën e ardhshme.

Në një ceremoni lamtumirëse, ku ka marrë pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani si e ftuar speciale, Rohde ka premtuar se pavarësisht se i përfundon misioni, do ta mbajë Kosovën pranë zemrës dhe se do të vazhdojë të mbajë lidhjet me të.

Rohde ka kujtuar kohën e kaluar në Kosovë, ku ka folur për mikpritjen e jashtëzakonshme, kënaqësinë që ka ndjerë duke eksploruar natyrën në ecje malore dhe shoqërinë në fushën e futbollit—duke veçuar fitoren e fundit të Kosovës ndaj Suedisë, me disa lojtarë të lindur në Gjermani që krenarisht përfaqësuan rrënjët e tyre.

“Ai përshëndeti liberalizimin e vizave në vitin 2024 si një hap shpresëdhënës drejt afrimit me Evropën dhe vlerësoi lidhjet e forta mes Kosovës dhe Gjermanisë, veçanërisht përmes diasporës së frymëzuar të Kosovës—sipërmarrës, politikanë dhe artistë”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Ndërkohë, Osmani ka theksuar lidhjet e forta që janë krijuar dhe marrëdhënien e ngushtë që Gjermania dhe Kosova kanë zhvilluar gjatë këtyre viteve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…