Raportet me ShBA-të, Murati në stilin e Gërvallës: Ka takime, por nuk mund të ndaj detaje

 

 

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka takime në mes të qeverisë së Kosovës dhe qeverisë amerikane, por nuk ka treguar se për çfarë takimesh bëhet fjalë.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ai ka thënë se nuk mund të jap detaje për këto takime.

Siç e tha kryeministri ka takime. Sa i përket takimeve, nuk mund të ndaj detaje, sepse nuk është se marrë pjesë në të gjitha takimet që janë. Megjithatë, çka mund ta ritheksoj atë që tha kryeministrit. Pra, ne vazhdojmë të bashkëpunojmë në fusha të caktuara siç është fusha e mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë Murati.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…