Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për tekste shkollore, 60 mijë euro u keqpërdorën vjet

 

 

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar kërkesën për transferimin e mjeteve buxhetore deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2025, për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2025/2026, njoftoi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).


Ministri në detyrë, Hekuran Murati, tha se kërkesa për këtë transferim ka ardhur nga Ministria e Arsimit.

“Nga MASHTI kemi pranuar kërkesën për transfer të brendshëm në vlerë prej 2 milionë e 41 mijë eurove që ndikon deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht nga ligji për ndarjet buxhetore”, tha ai.

Përndryshe, Auditori i Përgjithshëm njoftoi javë më parë se rreth 60 mijë euro ishin keqpërdorur nga këto subvencionime të librave vitin e kaluar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…