Putin goditet me sanksione nga Xhelal Sveçla

 

 

Qeveria e Kosovës i ka zgjeruar sanksionet kundër Federatës Ruse, si vazhdimësi e zbatimit të masave të vendosura para tri vitesh.


Sanksionet mbështeten në pakon e masave sanksionuese të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Federatës Ruse.

Vendimin e propozoi të premten në një mbledhje të qeverisë në detyrë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Në vijim të angazhimit të Republikës së Kosovës për të mbështetur kundërshtimin e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, në përputhje me masat e BE-së dhe ShBA-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratimin vendimin për zbatimin e pakos së 15, 16, 17 dhe 18-të kundër Federatës Ruse”, tha Sveçla.

Sanksionet përfshijnë masa kufizuese ekonomike e politike, sipas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme. Pakoja konsiston në sanskione kundër 54 individëve dhe 30 subjekteve ruse.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…