Punëtorët shëndetësorë protestojnë në veri: Arsimi dhe shëndetësia janë vija të kuqe

 

 

Para Qendrës Klinike në Mitrovicë të Veriut, të premten u mbajt një protestë e punëtorëve shëndetësorë, pas një bastisjeje që kreu një natë më herët Policia e Kosovës mbi bazën e një sinjalizimi për armë.


Policia, më pas, njoftoi se nuk kishte gjetur asgjë të dyshimtë.

Drejtori i Qendrës Klinike, njëkohësisht kryetar i Listës Serbe, Zlatan Elek, tha gjatë protestës se policia kishte hyrë në ambientet e tyre dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Veriut, duke “maltretuar” rojet e sigurisë me kërkesa për dokumente identifikimi dhe informacione mbi numrin e punëtorëve, raporton REL.

Ellek theksoi se nuk do të ketë asnjë integrim të sistemit shëndetësor e arsimor të Serbisë në sistemin e Kosovës, duke shtuar se një gjë e tillë nuk është paraparë në asnjë marrëveshje ndërkombëtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai u bëri thirrje punëtorëve – të cilët mbanin parulla si “Duart larg spitalit”, “Evropë, mbroji të drejtat tona” dhe “Shëndetësia dhe arsimi janë të drejta themelore të njeriut” – që të mbeten të qetë.

“Ne nuk kemi ku të shkojmë, kjo është shtëpia jonë dhe detyra jonë është të qëndrojmë pranë pacientëve tanë. Kjo është një porosi për institucionet ndërkombëtare se këto janë vijat e kuqe që ata kanë garantuar se nuk do të kalohen”, tha Ellek.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…