by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia e Kosovës ka ndarë fotografi të disa të dyshuarve, nën dyshimin se kanë marrë një kuletë të një qytetareje që i kishte rënë në Prizren.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve që të japin informacione që çon deri në identifikimin e të dyshuarës që ka marrë personalisht kuletën e viktimës.
“Me datën 08.09.2025 rreth orës 12:40 e dëmtuara femër, derisa ishte duke bërë fotografim në hapësirën e jashtme të qendrës tregtare “ABI Çarshia” në Rr. Ekrem Rexha në Prizren e njëjta kishte harruar kuletën e saj në tokë, ndërsa kur është kthyer te lokacioni i njëjtë ka vërejtur se kuleta e saj nuk gjendet më aty. E njëjta përmes sigurimit të qendrës ka shikuar kamerat e sigurisë, ku ka vërejtur se një grup të personave të gjinisë femërore ndalen afër kuletës saj dhe njëra nga ato e merr kuletën, e së bashku largohen nga qendra. Në bazë të veprimeve hetimore kemi siguruar disa fotografi të personave të dyshuar nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tyre”, thuhet në njoftim.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”. /KFVA/
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë kryesisht në zonën lindore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej
Gazetarja sportive e njohur, Albana Bejko, ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, duke treguar se ka qenë viktimë e përndjekjes nga një mjek nga Kosova, i identifikuar si Behar Kamberi. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Bejko rrëfeu se përndjekja
E afërmja e gjyqtarit të ndjerë Kalaja, Lira Parruca ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Parruca shkruan se gjyqtari Kalaja u nda nga të afërmit e saj në mënyrë të padrejtë. Ajo e përshkroi të afërmin
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të Lipjanit. Edukatorja, Behare Gashi është arrestuar ditën e sotme. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. ”Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe