by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nënkryetari i AAK-së në Degën e Prishtinës, Agon Hana, ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatit të VV-së për Prishtinë dhe partneri i LDK-së në qeverisjen e kryeqytetit, Uran Ismaili, në disa paraqitje televizive ka folur për idenë e decentralizimit të Prishtinës.
Sipas Hanës, kjo është një ide e promovuar dhe e ndërtuar nga AAK-ja prej kohësh, përmes një programi të detajuar që parasheh ndarjen e Prishtinës në 5 zona me të gjitha fshatrat përkatëse, ku secila zonë do të ketë buxhet prej 20 milionë eurosh.
“E vërteta është se fryma e decentralizimit është krijuar nga ne, si AAK, duke investuar dijen dhe mundin për një projekt që qytetarët e kryeqytetit e përkrahin fuqishëm. Dallimi i madh qëndron te fakti se Ismaili synon t’i shndërrojë bashkësitë lokale në ndërmarrje të partive politike, ndërsa ne kemi paraparë funksionimin e tyre me zgjedhje të drejtpërdrejta nga qytetarët,” ka deklaruar Hana.
Ai ka kritikuar edhe zotimin e Uran Ismailit për ndarjen e 14 milionë eurove vetëm për lagjen Dardania, duke e quajtur një qasje centralizuese dhe të padrejtë.
“Programi ynë garanton ndarje të barabartë dhe transparente të buxhetit në të gjitha zonat dhe fshatrat e Prishtinës, pa privilegjuar vetëm një lagje. Fryma e decentralizimit po funksionon, dhe është koha që kjo qasje të bëhet realitet në kryeqytet,” ka shtuar Hana.
Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen homazhet për nder të gjykatësit Astrit Kalaja, të vrarë të hënën në sallën e gjyqit. Familjarë, kolegë e politikanë po i japin lamtumirën e fundit gjykatësit të Apelit. Homazhet do të zgjasin deri në orën 11:00, ndërsa në orën 16:00 është parashikuar edhe funerali, që do të zhvillohet në
Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, nisën të hënën një mision diplomatik tre-ditor në Shqipëri dhe Kosovë. Vizita fokusohet në adresimin e mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar. Për të lehtësuar mbipopullimin kronik në burgjet belge, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë kryesisht në zonën lindore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej
Gazetarja sportive e njohur, Albana Bejko, ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, duke treguar se ka qenë viktimë e përndjekjes nga një mjek nga Kosova, i identifikuar si Behar Kamberi. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Bejko rrëfeu se përndjekja