by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, kongresmeni Brian Mast ka paraqitur për miratim në Kongresin amerikan një dokument me gjuhë të qartë politike mbi Ballkanin, duke e rikthyer Kosovën dhe rajonin në prioritetet strategjike të SHBA-së.
Dokumenti vlerësohet si moment i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Amndamenti përcakton disa pika kyçe të politikës amerikane:
– Mbështetje për pavarësinë e Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO;
– Presion mbi Serbinë për të reduktuar lidhjet me Rusinë dhe Kinën;
– Ekspozim të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin në fushën e teknologjisë dhe sigurisë;
– Zgjerim të sanksioneve ndaj atyre që pengojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Njoftimi u dha edhe Organizata “Albanians for America” e cila ka bërë të ditur se ka qenë aktive gjatë gjithë procesit, duke lobuar që zëri i komunitetit shqiptar dhe i Kosovës të dëgjohej në Washington.
Nga kjo organizatë, një falënderim i veçantë është adresuar për kongresmenin Keith Self, i cili sipas tyre siguroi përfshirjen e këtij amendamenti në projektligj, si dhe për Kryetarin Mast për lidershipin e tij në këtë nismë – e para që nga viti 2002.
Ky zhvillim shihet si një forcim i lidhjeve mes SHBA-së dhe Kosovës, duke garantuar paqe, siguri dhe një të ardhme të qartë euroatlantike për rajonin.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë kryesisht në zonën lindore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej
Gazetarja sportive e njohur, Albana Bejko, ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, duke treguar se ka qenë viktimë e përndjekjes nga një mjek nga Kosova, i identifikuar si Behar Kamberi. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Bejko rrëfeu se përndjekja
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të Lipjanit. Edukatorja, Behare Gashi është arrestuar ditën e sotme. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. ”Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe
Më shumë vransira do të ketë edhe përgjatë ditës së mërkurë. Kohëpaskohe priten reshje të pakta lokale shiu, më të përqëndruara pjesëve lindore të vendit. Në aspektin termik, mbetet ende ftohtë, me temperaturat maksimale prej 10C e 13C, ndërsa minimalet në mëngjes zbresin në 6C e 8C . Frynë erë veriore e veriperëndimore,