Murati: Ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë, ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së

 

 

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është deklaruar sa i përket procesit të gjykimit në Hagë që po bëhet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton KFVA

Ai në konferencën për media tha se besojnë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.

“VV ka qenë konsistente ndaj Gjykatës Speciale… Kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë. Kemi kundërshtuar kemi refuzuara, nuk qëndron ajo çfarë është thënë atëherë se do të pastrojë vetëm emrin. kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë .. ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë pra në pafajësinë, që gjykata megjithatë të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu dhe pastaj janë çështje të tjera ato cka kanë ndodhur sa i përket procesit të qeverisjeve por sa i përket gjykatës speciale si të tillë qysh e kemi thënë atëherë e kemi të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…