Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar sot ushtarët britanik që shërbejnë në Kosovë e që janë të vendosur në Kampin “Bondsteel”.

Hargreaves ka thënë se vendosja e tyre në Kosovë, dëshmon aftësinë e ushtrisë britanike për të përmbushur angazhimin në kuadër të NATO-s për siguri në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor.

“Vendosja e tyre dëshmon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur këtë angazhim të NATO-s dhe demonstron angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Related Posts