by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është deklaruar ndaj mungesës së reagimit institucional pas dëshmisë së ish-zyrtarit amerikan James Rubin dhe Paul Williams në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e quajtur situatën “turpi i turpit” dhe duke akuzuar institucionet se nuk kanë vullnet për të mbështetur të akuzuarit në procesin gjyqësor, tha ai për FrontOnline, transmeton KFVA
“Prej kujt po pret reagim? Mos të flasim për ta hiq më mirë”, tha Gucati.
Ai përmendi edhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, duke ia kujtuar edhe shkrimin e një teksti për UÇK-në.
“Ish dashur Qeveria, Presidenca e ky far Dimal Basha që e ka bërë një punim të mirë kundër UÇK-së, ish dashur me reagu”, shtoi ai.
Gucati theksoi se deklarata e James Rubin ishte një rast i jashtëzakonshëm për t’u përshëndetur nga institucionet shtetërore, por që është lënë në heshtje.
“Turpi i turpit që deri sot s’kanë reaguar. Këta s’janë të interesuar për lirimin e atyre burrave atje. Ku ka deklaratë më të mirë se sa të Rubinit, në vend se me dalur me përshëndetë deklaratën e tij nga shteti i Kosovës, ne nuk pamë fare reagim”, deklaroi Gucati.
Ai thotë se s’ka fare besim tek institucionet e vendit.
“Nuk kam besim fare tek ta.” deklaroi ai.
Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen homazhet për nder të gjykatësit Astrit Kalaja, të vrarë të hënën në sallën e gjyqit. Familjarë, kolegë e politikanë po i japin lamtumirën e fundit gjykatësit të Apelit. Homazhet do të zgjasin deri në orën 11:00, ndërsa në orën 16:00 është parashikuar edhe funerali, që do të zhvillohet në
Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, nisën të hënën një mision diplomatik tre-ditor në Shqipëri dhe Kosovë. Vizita fokusohet në adresimin e mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar. Për të lehtësuar mbipopullimin kronik në burgjet belge, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë kryesisht në zonën lindore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej
Gazetarja sportive e njohur, Albana Bejko, ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, duke treguar se ka qenë viktimë e përndjekjes nga një mjek nga Kosova, i identifikuar si Behar Kamberi. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Bejko rrëfeu se përndjekja