by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se sot, në pronën e Nemanja Radivojević – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi.
“Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë.
Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë. Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.
Donald Trump nuk e ka mbajtur sekret faktin se është i fiksuar pas fitimit të Çmimit Nobel për Paqen. Por deri më tani çmimi i ka shpëtuar. Përpjekjet e Trump për çmimin, fituesi i të cilit për vitin 2025 do të emërohet të premten, nxiten nga një përzierje e fuqishme e dëshirës për
Deri në fund të korrikut, në listën e gjatë zyrtare të viktimave palestineze të luftës së Izraelit në Gaza ishin të emëruar 18,457 fëmijë. Sipas një liste të publikuar nga The Guardian, emrat e fëmijëve më poshtë shfaqen në një listë të viktimave të ofensivës izraelite në Gaza, të mbajtur nga autoritetet shëndetësore
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli me tone dramatike në lidhje me incidentet e fundit të fluturimeve me dronë mbi aeroportet e vendeve të BE-së që i shtynë autoritetet të vazhdonin me izolimin e përkohshëm. Nga foltorja e Parlamentit Europian në Strasburg, Von der Leyen prezantoi planin e Komisionit për
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjoja se shumë për ngut sërish iki nga gazetarët duke iu shmangur pyetjes rreth krijimit të institucioneve, shkruan Gazeta KFVA. Ai u ndoq nga gazetarët që i parashtruan pyetje rreth çështjes së formimit të qeverisë, por nxitimthi, Kurti tha “më falni se më duhet


