by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, që nis punimet nga java e ardhshme dhe zgjat deri në fund të shtatorit, përcjell Gazeta KFVA.
Kjo u bë e ditur nga këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina i cili tha se Osmani do të ketë takime me homologë dhe aktivitete të tjera përgjatë javës së Nivelit të Lartë të mbledhjes se Asamblesë së Përgjithshme.
“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, deklaroi ai për Metron.
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të mbahet nga data 22 shtator deri më 30 shtator.
Javën e kalaur, Kosova ka pësuar edhe një goditje diplomatike pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe jo stabilitetin, duke penguar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.
Më herët edhe BE-ja njoftoi zyrtarisht se më zyrtarët europianë nuk do ta takojnë Kurtin në zyre të kryeministrit.
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë nisur një kundërofensivë të rëndësishme në sektorin e Donetskut, duke shënuar përparime të dukshme në vijën e frontit lindor. Sipas informacioneve zyrtare të publikuara sot, ushtria ukrainase ka arritur të çlirojë shtatë vendbanime që më parë ndodheshin nën kontrollin e forcave pushtuese ruse. Këto përparime janë regjistruar
Këshilli i Përbashkët i Mbrojtjes i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) mblodhi një seancë të jashtëzakonshme në Doha të enjten, ku dënoi sulmin izraelit ndaj Katarit si një “shkelje të rëndë” të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare, dhe miratoi hapa të menjëhershëm për të forcuar mbrojtjen kolektive. Në një deklaratë zyrtare, këshilli
Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se vendimet e Kushtetueses duhet të respsektohen, raporton Periskopi. Ai bënë thirrje që mos të në çmohet Kushtetuesja “Mos e minoni ose mos e nënçmoni besimin në këtë Gjykatë sepse ky është institucioni që keni”, u shpreh ai ndër të tjera për
Familja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare dhe veteranit të luftës, Gani Koci, po kalon ditë të vështira për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të tij. Për këtë arsye, ata kanë hapur një llogari në platformën “GoFundMe”, duke kërkuar mbështetje nga bashkëatdhetarët dhe miqtë kudo që ndodhen. Në apelin e tyre,