Shpërfillet Kosova: S’ishte në takimin e agjencive të aviacionit civil të Ballkanit Perëndimor

 

 

Shtetet nga Ballkanit Perendimor që mbajnë takime bashkëpunimi e shkëmbimi të njohurive këtë herë s’pati përfaqësues të agjencisë kosovaresë në takimin e mbajtur në Podgoricë, shkruan Gazeta KFVA.


Drejtorët e Përgjithshëm të Autoriteteve të Aviacionit Civil të Shqipërisë së bashku me  Bosnje & Hercegovinës , Mali i Zi , Maqedonisë së Veriut dhe Serbia diskutuan obligimet e zotimet nga marrëveshjet e dala si nënshkrues për aviacionin e përshtatjen e tyre me standardet e ë BE.

I vetmi shtet që s’kshte aty në takim ishte Kosova sipas njoftimit.

“Ballkani Perëndimor forcon bashkëpunimin në Aviacionin Civil. Në Podgoricë, Drejtorët e Përgjithshëm të Autoriteteve të Aviacionit Civil të Shqipërisë , Bosnja & Hercegovina , Mali i Zi , Maqedonia e Veriut dhe Serbia diskutuan për ICAO A42 ,integrimin në BE përmes Marrëveshjes ECAA , si dhe nisma konkrete për trajnime , shkëmbim ekspertësh dhe njohje licencash.Ky bashkëpunim rajonal synon rritjen e standardeve të sigurisë dhe të mbikqyrjes së aviacionit,duke sjellë përfitime të prekshme për udhëtarët dhe sektorin në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftim e autoritetit civile shqiptar.

Synimi i ECAA si marrëveshje shumëpalëshe është integrimi i rajonit në tregun ajror të rrethinës së Bashkimit Europian.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…