by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në një kohë kur Kosova është zhytur në krizë të thellë politike si pasojë e zvarritjes së qëllimshme të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken më të angazhuara se kurrë në vendin tonë, shkruan Gazeta KFVA.
Sulmet e parreshtura të Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe deklaratat nxitëse, sidomos ndaj Listës Serbe dhe gjyqtarëve, nuk kaluan pa u vërejtur e pa pasoja. SHBA-ja pezulloi javën e shkuar dialogun strategjik pikërisht për këto veprime të Kurtit.
Për më tepër, Departamenti i Shtetit njoftoi edhe zyrtarisht për mediat në Kosovë se Ambasada e SHBA-së kishte marrë urdhër që t’ia kumtonte Kurtit pakënaqësinë e madhe të Washington-it me veprimet e qeverisë në detyrë.
Se Kurti e mbushi kupën, këtë e konfirmoi edhe ish-ambasadori amerikan Jeff Hovenier. Për pretendimet se Kurti ende ka marrëdhënie të mira me SHBA-në, Hovenier tha se këto thjesht janë të pavërteta.
Edhe pas pezullimit të dialogut strategjik me Kosovën, SHBA-ja nuk e ndali angazhimin e saj për përmirësimin e marrëdhënieve dhe ruajtjen e rendit demokratik.
Të mërkurën, një lëvizje mjaft domethënëse ndodhi në raport me Kushtetuesen. Kryetari i këtij institucioni, Nexhmi Rexhepi, zhvilloi një bisedë telefonike me Drejtorin për Europën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Mark Fleming.
“Biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend. Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovë”, u tha në njoftimin për këtë telefonatë.
Bisedë me zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit pati edhe Vjosa Osmani, e cila jo më larg se javën e kaluar thoshte se me Kurtin janë në një linjë. Brendan Hanrahan pati telefonatë me të mbrëmë, ndërsa ajo u zotua që do ta mbrojë aleancën me SHBA-në. Me sulme të ulëta ndaj Kushtetueses as Osmani hiç keq s’ia la.
Pra, SHBA-ja është e angazhuar si kurrë më parë në mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe rendit demokratik në Kosovë. Departamenti i Shtetit vendosi ta ndërpresë bashkëpunimin me qeverinë aktuale të Kurtit, por tha se me popullin e Kosovës vazhdon të ketë marrëdhënie të mira.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-policit Fatlum Mehmetit, lidhur me akuzën për vrasjen e policit në Zllatar. Ai u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me dashje eventuale”. Në këtë rast, Fatlum Mehmeti akuzohej se me dashje eventuale ka privuar nga jeta anëtarin e Policisë së
Në një kohë kur bota ndaloi, një grua me pasion për bukurinë zgjodhi të ecë përpara. Gjatë pandemisë, në zemër të Prishtinës pranë Bustit të Isa Kastratit u hap salloni i bukurisë “Tirana”, që sot është bërë sinonim i elegancës, profesionalizmit dhe stilit. Drejtoresha Sofie Bresa, me 15 vite përvojë pune, ka ndërtuar një
Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj janë futur në pronën e një banori dhe te varrezat. Banorët e fshatit kanë bërë me dije se fillimisht e ka pësuar një banor, S.Q, të cilit arinjtë ia
Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord prej më shumë se 4,000 dollarë për ons, ndërsa investitorët po kërkojnë mundësi të sigurta investimi përballë pasigurisë ekonomike dhe politike globale. Kjo është rritja më e madhe që ari ka prekur që nga vitet 1970, duke u ngjitur me rreth një të tretën që