Policia në Zveçan gjen thasë me uniforma, antiplumbë dhe karikatorë – dyshohet se i përkasin një personi i kërkuar për Banjskën

 

 

Policia e Kosovës të enjten e 18 shtatorit rreth orës 09:45 në komunën e Zveçanit ka kontrolluar një rimorkio, ku ka hasur në dy thasë me uniforma dhe mjete të tjera ushtarake, shkruan KFVA.

Sipas policisë, janë konfiskuar një uniformë kamufluese, pesë karikatorë me gjithsej 132 fishekë për armën AK-47, pesë fatrolla për mbajtje karikatorësh, katër palë pantallona ushtarake, katër xhaketa, tre fotrolla radiolidhjesh, një jelek antiplumb, dy rripa ushtarakë, një jelek taktik, një çantë taktike, një helmetë, një kapelë dhe një dritë rrotative.

Lidhur me rastin s’ka të arrestuar, ndërsa dyshohet se këto i përkasin një personi tashmë në kërkim për rastin “Banjska”.

Komunikata e plotë:

Gjenden serish uniforma ushtarake, antiplumbë, karikatorë të armës së gjatë AK-47 me municion si dhe mjete tjera ushtarake

Mitrovicë Veri , 18 Shtator 2025

Më datën 18.09.2025 rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarake. Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim:

1 Uniformë ushtarake kamufluese,
5 karikator me 132 fishek të armës AK-47,
5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks,
4 pale pantallona ushtrak,
4 jakne ushtarake,
3 fotrolla të radiolidhjeve,
1 antiplumb,
2 rripa brezi ushtarak
1 jelek taktik,
1 çantë taktike
1 helmetë e gjelbër
1 kapelë, dhe
1 dritë rrotative

Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”. Rasti nën hetime.

Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…