Kapja e pajisjeve ushtarake që lidhen me Banjskën, Sveçla: U gjetën te “Gandi”, i dyshuari kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut

 

 

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas kapjes së uniformave, antiplumbave e karikatorëve sot në Komunën e Zveçanit, e që dyshohej se i përkisnin një personi të kërkuar për rastin Banjskë, gjë që ai ka treguar se bëhet fjalë për Nemanja Radivojević – i njohur si “Gandi”, shkruan KFVA.

Sipas tij, Gandi është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që ia mori jetën Afrim Bunjakut më 23 shtator të vitit 2023.

“Sot, në pronën e Nemanja Radivojević – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi. Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë”, ka shkruar Sveçla.

Ai thotë se përderisa Serbia refuzon dorëzimin e tyre, këta persona mbeten rrezik për Republikën e Kosovës.

Tutje ai thotë se pajisjet e gjetura sot tregojnë se ky grup kim8inal ka bërë përgatitje të gjata dhe s’ka hequr dorë nga përpjekjet për të cënuar rendin juridik e kushtetues të Republikës.

“Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë. Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën”, ka shkruar Sveçla.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…