Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po merr pjesë në një samit në ShBA. Gjatë këtij samiti, ajo e ka takuar edhe ish-presidentin amerikan Barack Obama.
Jahjaga njoftoi për takimin me ish-presidentin amerikan, teksa po ashtu tha se e falënderoi për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Me ftesë të The Jefferson Educational Society, sot mora pjesë në samitin global në Erie, Pensilvani, ku do te flas per adresimin e pasojave te luftes gjate mandatit tim si Presidente e Kosoves. Ne margjinat e samitit, pata nderin të takoj Presidentin Barack Obama, të cilin e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit tim, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit tonë”, tha ajo.
“Kërkova nga Presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marredhenieve ndermjet SHBA dhe Kosoves, te cilat jane sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik se fundmi. Kerkova edhe ndihmen dhe perkrahjen e zotit Obama ne konsolidimin e shtetesise tone në arenën ndërkombëtare”, shkroi ajo, duke shtuar se SHBA-ja është aleati më i madh i Kosovës.
“Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan. Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, ka thënë Jahjaga.
