Hashimi në Rambuje u nervozua nga një fotograf: “Fotot mund t’i përdorë Serbia kundër meje”

 

 

Juristi, Paul Williams po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Rreth konferencës së Rambujesë, Williams tha se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk donte assesi të prishte negociatat.

I pyetur nëse nga Thaçi kërkohej që fillimisht të konsultohej nga komandantët e UÇK-së, ai tha se nuk ishte në dijeni për një gjë të tillë, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

Ai u pyet nëse Adem Demaçi ishte i kërcënuar gjatë konferencës së Rambujesë, Williams tha se nuk ishte informuar se nëse kishte kërcënime të drejtpërdrejta nga një person adekuat.

Megjithëse, sipas juristit, i stresuar dhe në ankth u pa në atë kohë Hashim Thaçi, nga një fotograf.

“Kishte një rast, kur një fotograf hyri të iu bënte fotografi në kështjellën ku po bëheshin negociatat, Hashimi u nervozua shumë, u stresua, pasi ai bëri lidhje se fotot që do shkrepeshin aty do të përdoreshin nga Serbia dhe do ta shënjestronin atë”, tha Williams.

Sipas Williams, ky ankth dhe stres ishte i kuptueshëm, pasi sipas tij, Thaçi po mbante barrën si përfaqësues i delegacionit.

Williams është dëshmitari i dytë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, derisa i pari ishte ish-diplomati James Rubin. Gjithsej janë 11 dëshmitarë që janë thirrur për të dëshmuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…