by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka marrë pjesë në Konferencën e 28-të, të nismës SHBA-Karta e Adriatikut A5. Kjo konferencë është realizuar në Tiranë, ku pjesëmarrës kanë qenë Shefat e Mbrojtjes të vendeve fqinje dhe Agjutantët e Përgjithshëm të Gardave Kombëtare.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se konferenca është udhëhequr nga Komandanti i Komandës Amerikane për Evropë, komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë dhe bashkëkryesuar nga Shqipëria dhe Bosnie Hercegovina.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur po ashtu se Jashari theksoi nevojën dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë nismë dhe se, ky veprim do të sillte më shumë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
Njoftimi i plotë:
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në Konferencën e 28-të, të nismës SHBA-Karta e Adriatikut A5
Konferenca e 28-ta me rradhë është realizuar në Tiranë, ku ishin pjesëmarrës Shefat e Mbrojtjes të vendeve fqinje dhe Agjutantët e Përgjithshëm të Gardave Kombëtare, të cilët kanë partneritet me shtetet përkatëse të rajonit. Kjo konferencë është udhëhequr nga Komandanti i Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM), Komandanti Suprem i Forcave Aleate pë Evropë (SACEUR) dhe bashkëkryesuar nga Shqipëria dhe Bosnie Hercegovina.
Në margjinat e kësaj konference u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit rajonal në favor të ballafaqimit me sfidat e sigurisë. Gjithashtu u diskutua edhe rëndësia e bashkëpunimit civilo-ushtarak, në kontekstin e adresimit të sfidave të sigurisë shumë dimensionale.
Gjatë adresimit, GLT Jashari edhe kësaj radhe theksoi nevojën dhe rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë nismë. Ky veprim do të sillte më shumë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
Poashtu në kuadër të konferencës, KOMFSK ka realizuar takimet bilaterale me Komandantin e Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM) dhe njëherit Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjeneral Alexus G. Grynkewich, si dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingjin.
Në fund të konferencës të gjitha shtetet pjesëmarrëse u pajtuan që nisma të tilla i shërbejnë sigurisë rajonale dhe adresimit të sfidave të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-policit Fatlum Mehmetit, lidhur me akuzën për vrasjen e policit në Zllatar. Ai u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me dashje eventuale”. Në këtë rast, Fatlum Mehmeti akuzohej se me dashje eventuale ka privuar nga jeta anëtarin e Policisë së
Në një kohë kur bota ndaloi, një grua me pasion për bukurinë zgjodhi të ecë përpara. Gjatë pandemisë, në zemër të Prishtinës pranë Bustit të Isa Kastratit u hap salloni i bukurisë “Tirana”, që sot është bërë sinonim i elegancës, profesionalizmit dhe stilit. Drejtoresha Sofie Bresa, me 15 vite përvojë pune, ka ndërtuar një
Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj janë futur në pronën e një banori dhe te varrezat. Banorët e fshatit kanë bërë me dije se fillimisht e ka pësuar një banor, S.Q, të cilit arinjtë ia
Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord prej më shumë se 4,000 dollarë për ons, ndërsa investitorët po kërkojnë mundësi të sigurta investimi përballë pasigurisë ekonomike dhe politike globale. Kjo është rritja më e madhe që ari ka prekur që nga vitet 1970, duke u ngjitur me rreth një të tretën që