Familja e ish deputetit, Gani Koci kërkon ndihmë për trajtimin shëndetësor të tij

 

 

Familja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare dhe veteranit të luftës, Gani Koci, po kalon ditë të vështira për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të tij. Për këtë arsye, ata kanë hapur një llogari në platformën “GoFundMe”, duke kërkuar mbështetje nga bashkëatdhetarët dhe miqtë kudo që ndodhen.

Në apelin e tyre, familjarët shprehen me dhimbje se ky hap nuk ka qenë aspak i lehtë, por është bërë i domosdoshëm për të siguruar terapinë dhe trajtimin që nuk mbulohet nga shteti, përcjell KFVA.

E di që nuk ka qenë e lehtë kur kam filluar të kërkoj ndihmë nga familjarët, shokët e të panjohurit. Erdha edhe në Amerikë për karrierën time, por mbi të gjitha për t’ia lehtësuar barrën e trajtimit babait tim, i cili dha gjithçka për mua, motrat, vëllanë e gjithë familjen. Sot e di se ndoshta jemi bërë bajat duke kërkuar ndihmë, por babin e dua më shumë se jetën dhe më duhet që ai të jetojë”, thuhet në thirrjen e familjes.

Ata tregojnë se terapia sigurohet vetëm privatisht dhe se përballja me këtë sfidë financiare është e pamundur pa ndihmën e të tjerëve.

Babi e di që ke me u mërzit pse po e bëj këtë, por të dua më shumë se nervozën dhe inatin që do ta kesh”, përfundon apeli prekës i familjarit të Kocit.

Në fund sipas familjes, terapia është në spital por komiteti i barnave esenciale ka vendosur që terapia tu jepet vetem atyre që janë të prekur me kancer në mushkëri dhe lëkurë.

Duke klikuar Këtu mund të kontriboni edhe ju!

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…