Dikush po prezantohet rrejshëm si Veton Elshani e po kërkon para, Policia paralajmëron qyterarët që të mos bien pre e mashtrimeve

 

 

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët që mos bien pre e mashtrimeve, meqë një person është prezantuar rrejshëm në emër të Zwvendwsdrejtorit të Policisë në veri, Veton Elshani dhe ka kërkuar ndihme financiare.

Sipas njoftimit të Policisë, në një rast një person ka dërguar shumën prej 1 mijë euro përmes “Western Union” në Bosnje dhe Hercegovine dhe pas dërgimit të parave i dyshuari ka ndërprerë komunikimin.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrim”, ndërsa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me hetime.

“Raste të ngjashme me thirrje të rrejshme janë raportuar edhe më parë edhe në qytete tjera të Kosovës si në jug ashtu edhe në veri, ku persona të dyshuar kanë kërkuar mjete financiare në emër të ZV.Drejtorit Elshani. Thirrje për qytetaret. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos bien pre e mashtrimeve telefonike apo përmes mesazheve të dyshimta, të cilat janë raportuar kryesisht nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, apo çfarëdo telefonate të dyshimtë. Mos u besoni personave te panjohur te cilët prezantohen rrejshëm si zyrtare policore dhe kërkojnë para. Mos dërgoni mjete financiare përmes kanaleve te pasigurta. Çdo rast të dyshimte raportojeni menjëherë në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…