by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Spanja e mbron vetëvendosjen veç kur nuk kërcënon interesat e saj gjeostrategjike dhe tregtare, duke ngritur zërin për Palestinën, por duke injoruar realitetin e Kosovës.
Jordi Cabré, shkrimtar katalanas, ka vënë në dukje paradoksin e politikës së jashtme të Spanjës. Kosova, sipas tij, përbën një shembull të qasjes selektive të Spanjës kur vjen puna tek çështja e lëvizjes së popujve për vetëvendosje.
Spanja vazhdon të mos e njohë shtetin që shpalli pavarësinë pas luftës së saj çlirimtare dhe mbështetjes së shumicës prej shteteve perëndimore, por ajo nuk nguron të ngrejë zërin për Palestinën.
Cabré nënvizon se ky kurs tregon se Spanjës i intereson të mbajë kontroll mbi precedentët e vetëvendosjes, duke shmangur çdo njohje që mund të ketë implikime për çështjet e autonomisë përbrenda territorit spanjoll, sikurse është rasti i Katalonjës.
Ai thekson se kjo është në kontrast me rreshtimin e Spanjës me Marokun në çështjen e Saharës Perëndimore, ku Spanja mbështeti pushtuesin duke i dhënë përparësi interesave gjeostrategjike dhe tregtare mbi parimet e drejtësisë ndërkombëtare, përcjell Tema.
“Spanja mbron të drejtat e njeriut vetëm kur ato nuk kompromentojnë marrëdhëniet tregtare, marrëveshjet e migracionit ose interesat gjeostrategjike… Për kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez, vetëvendosja funksionon vetëm nëse është mijëra kilometra larg, nëse nuk ndikon në arkitekturën e regjimit të vitit 1978 dhe nëse i lejon Spanjës të projektojë veten në botë si një shtet demokratik shembullor”, shkruan Cabré.
Për Cabré, rasti i Kosovës mbetet një pasqyrë e qartë ku Spanja nuk dëshiron të shohë vetveten: një shembull i vetëvendosjes së realizuar në bazë të së drejtës historike, por që mbetet i pathënë nga Madridi për të mos hapur derën e dialogut me Katalonjën.
Ndryshe, qeveria spanjolle vazhdimisht etikon hapin unilateral të Kosovës në vitin 2008 nën pretendimin e shkeljes të së drejtës ndërkombëtare, ndonëse komuniteti i organizuar ndërkombëtar përsërit se njohja e Kosovës përbën një rast sui generis – një situatë e veçantë që lind nga kushtet specifike historike, politike dhe humanitare – dhe nuk mund të shihet si një precedent për ndonjë rrethanë tjetër në botën e sotme.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-policit Fatlum Mehmetit, lidhur me akuzën për vrasjen e policit në Zllatar. Ai u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me dashje eventuale”. Në këtë rast, Fatlum Mehmeti akuzohej se me dashje eventuale ka privuar nga jeta anëtarin e Policisë së
Në një kohë kur bota ndaloi, një grua me pasion për bukurinë zgjodhi të ecë përpara. Gjatë pandemisë, në zemër të Prishtinës pranë Bustit të Isa Kastratit u hap salloni i bukurisë “Tirana”, që sot është bërë sinonim i elegancës, profesionalizmit dhe stilit. Drejtoresha Sofie Bresa, me 15 vite përvojë pune, ka ndërtuar një
Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj janë futur në pronën e një banori dhe te varrezat. Banorët e fshatit kanë bërë me dije se fillimisht e ka pësuar një banor, S.Q, të cilit arinjtë ia
Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord prej më shumë se 4,000 dollarë për ons, ndërsa investitorët po kërkojnë mundësi të sigurta investimi përballë pasigurisë ekonomike dhe politike globale. Kjo është rritja më e madhe që ari ka prekur që nga vitet 1970, duke u ngjitur me rreth një të tretën që