by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Juristi Paul Williams ka thënë se ka punuar në mënyrë intensive me anëtarët e delegacionit të Kosovës në Rambuje, por edhe me diasporën shqiptare gjatë bisedimeve që u zhvilluan atje.
Ai, para trupit gjykues në Hagë, ka deklaruar se sa i takon Rambujesë atij i është kërkuar nga Fehmi Agani, që të përpilojë dhe të përgatisë gjuhën që ishte sa më gjithëpërfshirëse që Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë të kishte të gjitha përgjegjësit e veta për të zbatuar mandatin e tij.
“Për kontekst të më tejshëm gjatë dy ditëve të para, sa isha në kështjellë, më ftuan që t’i jepja një prezantim delegacionit kosovar për katër tema. Tema e katërt ishte juridiksoni dhe aktivitetet pra hetimet, aktakuzat e Gjykatës së Tribunalit për Ish-Jugosllavinë. Të gjithë anëtarët e delegacionit ishin të pranishëm, kjo përfshinte edhe mësime që kishin nxjerrë nga koha kur unë punoja si këshilltar ligjor për boshnjakët në Marrëveshjen e Daytonit”, ka theksuar Williams.
I pyetur se pse ishte e rëndësishme për delegacionin e Kosovës formimi i teksteve sa më të kuptueshme për Tribunalin e Ish-Jugosllavisë, Williams u përgjigj: “Jurdiksioni dhe aftësia e Tribunalit për ish-Jugosllavinë ishte e rëndësishme për disa arsye, konteksti konkret specifik menjëherë përpara bisedimeve ishte Masakra e Reçakut”. shkruan KFVA.
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 15-37 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C. /MeteoKosova/
Washingtoni dëshiron që kompanitë amerikane të përjashtohen nga rregulla të tilla si hartimi i planeve të tranzicionit klimatik. SHBA-të po kërkojnë që BE-ja të zbusë një pjesë të legjislacionit të saj të gjelbër vetëm disa muaj pasi ra dakord për një pakt tarifor për të shmangur një luftë të plotë tregtare transatlantike. Sipas
Albin Kurti tash e disa herë është duke marrë pjesë në fushatën e Faton Pecit kandidat i VV-së për Mitrovicën, shkruan Gazeta KFVA. Ai sot bashkë me Armend Mujën dhe Agim Bahtirin morrën erdhën në Mitrovicë për ta mbështetur Pecin, pasi Arian Tahiri i PDK-së atje është favorit, dhe kjo duket se
Policia gjermane ka dhënë detaje të reja rreth sulmit me thikë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer. Sipas BILD, arma e dyshuar e vrasjes, një thikë kuzhine dhe një tjetër thikë, u gjetën në dhomën e gjumit të djalit të saj të adoptuar 15 vjeçar. Dyshimet tani drejtohen nga vajza e