by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ekipet e kërkim shpëtimit nga Kosova dhe Shqipëria, të ndihmuar dhe nga banorë vendas kanë mundur të nxjerrin nga humnera trupin e turistit holandez që humbi jetën mbrëmjen e së martës.
Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e Alpeve dhe pikërisht në shtegun që lidh Thethin dhe Valbonën.
Sipas raportimeve, grupi i turistëve nuk kishte marrë një guidë të licencuar dhe po kalonte në këtë rrugë të vështirë, kur njëri prej tyre rrëshqiti dhe ra nga një lartësi tepër e madhe.
Miqtë e tij gjithashtu turistë të huaj, të tronditur nga ngjarja, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje. Poashtu, për shkak të situatës në zonë u dërgua dhe një helikopter, raporton A2Cnn, transmeton KFVA.
Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një përpjekjeje të gjatë u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë nga humnera ku kishte rënë turisti.
Autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i turistit ndodhet në morgun e spitalit të Shkodrës
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 15-37 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C. /MeteoKosova/
Washingtoni dëshiron që kompanitë amerikane të përjashtohen nga rregulla të tilla si hartimi i planeve të tranzicionit klimatik. SHBA-të po kërkojnë që BE-ja të zbusë një pjesë të legjislacionit të saj të gjelbër vetëm disa muaj pasi ra dakord për një pakt tarifor për të shmangur një luftë të plotë tregtare transatlantike. Sipas
Albin Kurti tash e disa herë është duke marrë pjesë në fushatën e Faton Pecit kandidat i VV-së për Mitrovicën, shkruan Gazeta KFVA. Ai sot bashkë me Armend Mujën dhe Agim Bahtirin morrën erdhën në Mitrovicë për ta mbështetur Pecin, pasi Arian Tahiri i PDK-së atje është favorit, dhe kjo duket se
Policia gjermane ka dhënë detaje të reja rreth sulmit me thikë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer. Sipas BILD, arma e dyshuar e vrasjes, një thikë kuzhine dhe një tjetër thikë, u gjetën në dhomën e gjumit të djalit të saj të adoptuar 15 vjeçar. Dyshimet tani drejtohen nga vajza e