Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Prokurori i Specializuar, James Pace, e ka përdorur si material dëgjimor në seancë gjyqësore në rastin Thaçi dhe të tjerët një intervistë të mëhershme të Veton Surroit ku ai flet për një incident të dyshuar në Konferencën e Rambujesë në mes Hashim Thaçit dhe Bujar Bukoshit.


Pace e ka përdorur këtë intervistë për t’i drejtuar pyetje dëshmitarit të mbrojtjes, Paul Williams, ish-këshilltarit ligjor të Delegacionit Shqiptar në Rambuje.

Dëshmitari ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për këtë incident të pretenduar nga Surroi.

Sipas intervistës së prezantuar nga prokurori Pace, Surroi deklaronte se Thaçi i hodhi Bukoshit një filxhan të espresos.

Pjesë nga intervistimi i dëshmitarit Paul Williams:

Prokurori: Dëshmitar, më herët ju dëshmuat se z. Thaçi ishte sjellë në mënyrë diplomatike, respektuese në Rambuje. A e dini nëse ai ishte sjellë në mënyrë respektuese dhe diplomatike ndaj z. Bukoshi gjatë gjithë Konferencës së Rambujesë?

Williams: Po.

Prokurori: Do të thotë që ju e dini, apo që ai ishte sjellë ashtu?

Williams: Do të thotë që unë e di. Mund të jap kontekst shtesë, nëse doni.

Prokurori: Nuk do të doja.

Prokurori: Pika tjetër që do të doja të paraqes nuk është për transmetim publik. Do të doja të hapet… Dhe nëse mund të kalojmë te faqja 27, ju lutem. Do të lexoj nga rreshti 15. Dhe, dëshmitar, për kontekst, kjo është nga një intervistë e z. Veton Surroi.

Pyetje nga intervistuesi: Dhe, disa nga retorikat që janë përdorur në prag të Rambujesë kanë qenë shumë të forta. A u shfaq kjo në mënyrën si Thaçi ndërveproi me dr. Rugovën ose Bukoshin?

Përgjigja e Surroit: Po, në një moment ai e kërcënoi Bukoshin. Më duket se i hodhi një kafe, jo një filxhan të madh, por një filxhan ekspreso. Ai ishte në një distancë të madhe, prandaj nuk bëri shumë. Por ai…

Pyetje nga intervistuesi: Cili ishte shkaku për këtë?

Përgjigja e Surroit: Nuk mundem… nuk ishte diçka thelbësore, por ishte ndonjë mosmarrëveshje mbi… ishte që, në një moment, do të dilte gjak nga njëra palë apo tjetra dhe thuhej: “Epo ti…” “Ti e di…” “Ju, LDK-ja kështu…” “Ju e bëtë këtë…” “Ne nuk do të ishim në këtë situatë po të mos ishte për ju” etj.

Prokurori: Dëshmitar, a kishit dijeni për këtë incident të pretenduar gjatë Rambujesë, z. Thaçi duke kërcënuar z. Bukoshi dhe duke i hedhur një filxhan ekspreso?

 

Williams: Jo.

Related Posts